Rreth Vendlindja Global

Vendlindja Global lidh bizneset nga trojet shqiptare me botën.

Platforma jonë është krijuar për të ndihmuar kompanitë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Presheva dhe më gjerë që të bëhen të dukshme ndërkombëtarisht – veçanërisht për diasporën shqiptare në Evropë dhe më tej.

Vendlindja Global është një platformë digjitale ku bizneset nga trojet shqiptare mund të prezantohen profesionalisht dhe të bëhen më të dukshme për tregun ndërkombëtar.

Ne nuk jemi treg (marketplace) dhe nuk ndërmjetësojmë kontrata –
ne krijojmë një hapësirë digjitale ku kompanitë mund të gjenden lehtë, të prezantohen dhe të lidhen direkt me klientët e tyre.

Qëllimi ynë është i qartë

të rrisim dukshmërinë e bizneseve shqiptare në nivel ndërkombëtar.

Për bizneset

  • për të bërë pjesë në një rrjet të fuqishëm ndërkombëtar
  • për të krijuar lidhje e bashkëpunime të reja
  • për të rritur prezencën dhe besueshmërinë globale

Për vizitorët

  • që kërkojnë kompani të besueshme
  • që duan produkte apo shërbime nga vendlindja
  • që duan kontakte direkte me bizneset

Për bizneset

  • 1 Regjistrimi
    Krijoni një llogari të thjeshtë me email dhe fjalëkalim.
  • 2 Krijimi i profilit
    Shtoni informacionet e kompanisë suaj: përshkrim, foto, kontaktet dhe tregjet ku operoni.
  • 3 Dërgimi për shqyrtim
    Profili juaj dërgohet për verifikim nga ekipi ynë.
  • 4 Pagesa
    Për publikimin e profilit kërkohet një abonim (mujor ose vjetor).
  • 5 Publikimi
    Pas verifikimit dhe konfirmimit të pagesës, profili juaj bëhet publik në platformë.
  • 6 Përditësimet
    Çdo ndryshim i mëvonshëm i profilit kalon përsëri në proces shqyrtimi.

Për vizitorët

  • 1 Shfletoni kategoritë
  • 2 Zbuloni kompani të ndryshme
  • 3 Kontaktoni direkt bizneset përmes emailit, telefonit apo rrjeteve sociale

Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë cilësisë së përmbajtjes në platformë.

  • Çdo profil kontrollohet përpara publikimit
  • Nuk lejojmë përmbajtje të pasakta apo jo profesionale
  • Synojmë një platformë të pastër, të besueshme dhe me vlerë reale

Vendlindja Global synon të krijojë një urë lidhëse mes bizneseve shqiptare dhe tregut ndërkombëtar.

Ne besojmë në fuqinë e rrjetëzimit, bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët.

Qëllimi ynë është të forcojmë praninë globale të bizneseve nga vendlindja.

Anmelden

Registrieren

Passwort zurücksetzen

Bitte gib deinen Benutzernamen oder deine E-Mail-Adresse an. Du erhältst anschließend einen Link zur Erstellung eines neuen Passworts per E-Mail.